U tha se vdiq nga mbidoza, reagojnë familjarët e grimieres shqiptare

0

Marigona Obërtinca, është grimierja nga Kosova që ndërroi jetë ditën e djeshme në një moshë të re. Mediat kosovare raportuan se ajo u nda nga jeta për shkak të mbidozës, pasi kishte konsumuar shumë lëndë narkotike. Megjithatë, familjarët në lajmërimin e saj të vdekjes shkruajnë se ajo ndërroi jetë nga një sëmundje e shpejtë. Grimierja la pas një djalë 10-vjeçar.

Në njoftim thuhet:

Me dhimbje të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se me datë 23/11/2020 pas një sëmundje të shpejtë ndërroi jetë më e dashura jonë Marigona Obertinca. Ceremonia e varrimit do të bëhet me rrethin e ngushtë familjar, njëherit ju bëjmë me dije për shkak të pandemisë nuk do të ketë të pame.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu