Acari polar, Shtabi i Emergjencave njofton akset rrugore të bllokuara dhe problematikat në qarkun Elbasan

0

Temperatura nën zero në gjithë qarkun Elbasan të shoqeruarua me fenomene dëbore në lartësi e prezencë ngricash në pjesën tjetër.
Akset rrugore nacionale janë të hapura. Në segmentin Lunik-Klenjë të aksit rrugor Librazhd-Stërbleve këshillohet lëvizja e mjeteve me zinxhirë. Trashësia e dëborës në këtë aks ka shkuar 20cm e mjetet janë duke punuar për të mbajtur të hapur qarkullimin. Në akset e tjera nacionale kemi prezence akulli në rrugë e në pikat problematike është hedhur kripe.
Në furnizimin me energji elektrike kemi probleme vetëm në fidrin 6 në Nj.A Lunik, bashkia Librazhd ku në vend ndodhen punonjësit e OSHE për riparimin e defektit.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu