Adoleshenti qëllon me armë 23-vjeçarin

0

Një ngjarje ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës, ku një 17-vjeçar me iniciale Th. Th., ka plagosur në këmbë një 23-vjeçar me iniciale K.L. Ngjarja mësohet se ka ndodhur si shkak i një konflikti të çastit, në lagjen nr.14, Korçë, rreth orës 10:55. 17-vjeçari është arratisur nga vendngjarja, dhe policia është duke punuar për kapjen e autorit të dyshuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 28.04.2021, rreth orës 10:55, në lagjen nr.14, Korçë, pas një konflikti të çastit, shtetasi Th. Th., rreth 17 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin K. L., rreth 23 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e Policisë po kryhen veprimet proceduriale dhe po punohet për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu