Arben Ristani kritikon Bashën për humbjen e zgjedhjeve

0

 

Ish deputeti dhe funksionari i lartë i partisë Demokratike, Arben Ristani ka bërë një reagim në rrjetin e tij social përsa i përket humbjes që PD pësoi në zgjedhje.

Ai kritikoi kryetarin Lulzim Basha sepse sipas tij ka bërë gabime të përsëritura dhe nuk arriti të bindë dot qytetarët se ai do të ishte kryeministri i duhur për ta.

“Humbja erdhi sepse ai beri gabime tashme te njohura dhe te perseritura, ne menyren se si drejtoi opoziten dhe per me teper, nuk i bindi shqiptaret, se ai do te ishte per ta kryeministri i duhur” shkruan Ristani.

Ai tha se sipas moralit të një politikani, duhet të japë dorëheqjen dhe të tërhiqet duke ndihmuar partinë të rimëkëmbet.

“Kur humb zgjedhjet ne menyre te perseritur, terhiqesh me dinjitet dhe ndihmon partine te rimekembet.
Keshtu mendoj se duhet te ishte nje sjellje me moral ne nje parti demokratike dinjitoze” përfundon Ristani.

Postimi i Plotë

PD humbi ne keto zgjedhje.

Demokratet jane krenare se kane duruar me dinjitet nje opozite te veshtire 8 vjecare.
Kane zhvilluar me vitalitet nje beteje te forte opozitare.
Garuan dhe menaxhuan nje proces zgjedhor nga i cili, pavarsisht se nuk fituan, treguan se PD eshte parti e madhe, e dashur dhe e mbeshtetur fuqishem nga shqiptaret.

Kjo humbje do te thote edhe 4 vjet te tjera opozite.

Manipulimet zgjedhore te kundershtarit do kene me siguri pasoja ligjore, por beteja kunder tyre nuk e ndryshon faktin se tashme, ka filluar nje 4 vjecar tjeter opozite.

Eshte momenti dhe kemi nevoje per reflektim.

Lulzim Basha qe na udhehoqi dy here ne humbje te pushtetit qendror dhe atij lokal, nuk ka asnje shans qe heren e trete, te na udheheqe ne fitore.

Humbja erdhi sepse ai beri gabime tashme te njohura dhe te perseritura, ne menyren se si drejtoi opoziten dhe per me teper, nuk i bindi shqiptaret, se ai do te ishte per ta kryeministri i duhur.

Politika eshte moral.

Mbi te gjitha te ky moral eshte bazuar edhe tradita e PD.

Kur humb zgjedhjet ne menyre te perseritur, terhiqesh me dinjitet dhe ndihmon partine te rimekembet.

Keshtu mendoj se duhet te ishte nje sjellje me moral ne nje parti demokratike dinjitoze.

Ndryshe vazhdon e mban dyqan per perfitime personale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu