Përfundon në “Elbasan Arena” përballja e javës së 11-të e Kategorisë së Parë mes Af Elbasanit dhe KF Bylis.Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2, ku u shoqërua në shkallët e stadiumit me gjashtë mijë tifozë.
Ndeshje e cila dhuroi emocione, gola, kartona, ngacmime mes lojtarëve dhe tifozëve. Dueli nisi mirë për vendasit e Nevil Dedes që kontrolluan pjesën e parë dhe e mbyllën në avantazhin e një goli me autor Bedri Grecën në minutën e 26-të.
Fillimi i së dytës pa miqtë e Arjan Bellait më të vendosur në fushë me Kibe dhe Camara në minutat 57-të dhe 64të cilët përmbysën sfidën për ballshiotët.
Pas pësimit të golit, Elbasani reagoi mjaft mirë edhe falë mbështetjes së madhe në tribuna dhe barazoi me Telushin në minutën e 71.