Afati i fundit 31 dhjetor/Nëse keni ende këto kartmonedha këmbejini

0

Banka e Shqipërisë ka njoftuar se fundi i këtij viti do të jetë mundësia e fundit për këmbimin e kartmonedhave të vjetra që tashmë janë pa kurs ligjor.

Përmes një njoftimi zyrtar Banka e Shqipërisë informon se kartmonedhat e dala nga qarkullimi të cilat janë emëtuar para vitit 2000 do të kenë fundin e dhjetorit si mundësine fundit për tu këmbyer, pas këtij afati nuk do të kenë më asnjë vlerë monetare, përpos asaj historike.

Mbështetur bazuar në vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr.17, datë 13.2.2013 “Për shtyrjen e afatit të këmbimit të disa kartëmonedhave pa kurs ligjor”, Banka e Shqipërisë njofton se data 31 dhjetor 2023 është afati i fundit për këmbimin e kartëmonedhave pa kurs ligjor si më poshtë:

100 Lekë, emetim i viteve 1993, 1994, 1996, imazhi i Luftëtarit Kombëtar;

100 Lekë, emetim i vitit 1996, imazhi i Fan S. Nolit;

200 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Ismail Qemalit;

500 Lekë, emetim i viteve 1991,1992,1993,1996,1997, imazhi i vajzës me lule dielli;

500 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Naim Frashërit;

1000 Lekë, emetim i viteve 1992,1994,1995,1996, imazhi i Skënderbeut.

Kartëmonedhat e mësipërme mund të vazhdojnë të këmbehen deri më datë 31 dhjetor 2023, pranë çdo sporteli të bankave të nivelit të dytë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu