“I përkushtuar ndaj nxënësve dhe prind shembullor”! Ky është mësuesi që humbi jetën në Librazhd

0

Tahir Bici është mësuesi që humbi jetën në aksidentin e shënuar dy ditë më parë në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në vendin e quajtur “Ura e Mërkurit”.

54-vjeçari që mbeti i plagosur bashkë me 5 persona të tjerë në këtë aksident, nuk mundi të mbijetojë dhe humbi jetën në spital mbrëmjen e kaluar.

Ai ishte mësues në shkollën 9-vjeçare Pishkash dhe më parë kishte punuar në disa shkolla të rrethit Librazhd, në Babje, Librazhd dhe Dragostunjë. Ai njihej nga të gjithë si një mësues fjalëpak e punëshumë, i përkushtuar ndaj nxënësve, i urtë dhe këmbëngulës për të arritur më të mirën për brezin e ri.

Njoftimi nga Zyra Arsimore Prrenjas:

E dhimbshme kjo ndarje e parakohshme nga jeta e mesuesit Tahir Bici. Koleg, mesues, bashkeshort dhe prind shembullor. Profesor Tahiri mbaroi shkollen e mesme artistike “Onufri”, me pas vazhdoi studimet e larta per mesuesi CU. Punoi ne disa shkolla te rrethit te Librazhdit: Babje, Librazhd, Dragostunje dhe se fundmi ne shkollen 9-vjecare Pishkash. Do te mbahet mend si mesuesi fjalëpak e punëshumë, i përkushtuar ndaj nxënësve, i urtë dhe këmbëngulës për të arritur më të mirën për brezin e ri.

Ngushëllime të përzemërta familjes dhe kolektivit ku punoi nga ZVA Përrenjas!

I përjetshëm kujtimi i tij!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu