31 Korriku ishte afati i fundit për lirimin e hapësirave publike jo vetëm në qytete, por edhe në akset nacionale.
Në të gjithë qarkun e Elbasanit IKMT ka verifikuar rreth 160 subjekte të ndërtuara përgjatë akseve nacionale dhe deri tani, edhe pse ka skaduar afati , konstatohen shumë objekte që nuk i kanë liruar vullnetarisht hapësirat e zëna.
Ndërkohë që për shkelësit janë paralajmëruar penalizime dhe prishje të detyruar të ndërtimeve, aksioni do të nisë fillimisht me verifikimin e dokumentacionit të secilit prej tyre.
Ndërtimet shumë pranë akseve nacionale shpesh herë cenojnë sigurinë rrugore duke u bërë shkak për ngjarje të rënda në rrugë.
Ndërkohë bizneset brenda vijës së verdhë të qytetit shihen më të ndërgjegjesuar për të hequr strukturat metalike. Ende është e paqartë sesi do të veprohet me bizneset të cilët kanë kryer shtesa dhe kanë marrë lejen e legalizimit.





