Agimja e moshuara që rregullon pompat dhe motorat e makinave në Elbasan

0

Disa profesione kanë qenë të paragjykuara për gratë edhe në komunizëm.
Megjithatë edhe në atë periudhë shpesh promovoheshin ‘gratë novatore’ që bëheshin shembull për të tjerat dhe që ‘sakrifikonin’ për partinë.

Agime Tafa është rasti i një gruaje e cila gjithë jetën e saj ka punuar mes hekurave duke rregulluar pompa makine.

66-vjeçarja ishte 16 vjeçe kur e nisi këtë profesion. Ajo tregon se bashkë me motrën binjake iu caktua që njëra të ndiqte kursin për infermiere dhe tjetra për motoriste. Madje asaj i qëlloi të ndiqte infermierinë, por meqë ishte më e shëndetëshme, e dërguan motoriste.

Kanë kaluar 50 vjet nga ajo kohë, e megjithatë ajo punon me të njëjtin pasion.

Gimja, siç e thërrasin shkurt, riparon vetëm makina para viteve 2000. Sipas saj makinat e reja kanë sisteme elektronike dhe nuk mund ti riparojë. Por pompat e naftës të benzave apo golfave të mjeteve të atyre viteve mund ti rregulloje vetëm ajo.

Pompistja e talentuar shrehet se aktualisht vetëm ajo, dhe tek tuk mund ta bëjnë këtë profesion.

Kam dalë pension por punoj akoma. Kam klientelën time që më kërkojnë dhe unë vij’ shprehet Gimja.

Ndërkohë ka një apel për të rinjtë që të punojnë e mos qëndrojnë lokaleve pa punë.

Agimja ka vetëm një vajzë, por ajo nuk e ka trashëguar profesionin e nënëspasi punon ekonomiste.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu