Agron Gjekmarkaj i del në krah Bashës, SHBA erdhi dhe la një ultimatum në derën e PD-së

0

Deputeti Agron Gjekmarkaj i ka dalë në krah kryedemokratit Lulzim Basha, pas vendimit që ky i fudnit mori për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Sipas tij, Basha ishte në një rrugë pa shteg, pasi SHBA i kishte lënë një ultimatum në derën e partisë, ndaj kryedemokrati mori një vendim që lehtësoi Partinë Demokratike.

“Nëse dorëhiqej Basha dhe vinte dikush tjetër, PD mund të shpallej organizatë e padëshiruar nga SHBA. Ishte rrugë pa shteg, ishte rruga e vetme. Ata erdhën dhe lanë një ultimatum në derën e Partisë Demokratike. Nuk mendoj se e ka bërë për interesa personale, sepse ishte Berisha që e mbëhteti Bashën në vitin 2013, e mbështeti ehde pas humbjes në vitin 2017.

Unë i thashë Bashës: Si procedurë, lë shumë për të dëshiruar, si vendim e ke lehtësuar Partinë Demokratike”, tha Gjekmarkaj në Kjo Javë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu