Agron Shehaj i fundit që voton nga kandidatët për kryetar të PD-së: Nuk zgjidhet vetëm kryetari…

0

Kandidati për kreun e PD-së Agron Shehaj, është i fundit mes rivalëve, që ka mbërritur në selinë blu për të votuar për kryetarin e ri të forcës më të madhe të opozitës në vend. Shehaj ka pretenduar për disa parregullsi gjatë procesit, ku vëzhguesit e tij janë përjashtuar në disa qendra votimi.

“Falenderoj të gjithë mbështetësit, vëzhguesit e mi, dhe votuesit në të gjithë Shqipërinë, sot vendoset fati i zgjedhjeve të ardhshme. Është e rëndësishme se kush do të fitojë nga kandidatët, por është akoma më e rëndësishme procesi”, u shpreh Shehaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu