Rooney zbulon zakonin e natës me tharësen e flokëve, i lë fansat të shtangur…

0

ANGLI – Wayne Rooney zbuloi, në një bisedë gjatë një transmetimi live në Twitch, një nga zakonet që ka kur fle, që i la shumë fansa… të shtangur.

“Nëse jam vetëm në shtrat, fle gjithë natën me tharësen e flokëve të drejtuar nga unë”,- ka nisur 38-vjeçari, ish-sulmues anglez dhe trajner aktual, cituar nga ‘The Sun’.

“E lë me ajër të ftohtë. Betohem për jetën e fëmijëve të mi, fle me tharësen e flokëve, të cilën e kam gjithmonë pranë shtratit të drejtuar nga koka. Për më tepër kam dy”,- garantoi ai.

Rooney aktualisht është pa një klub, pasi u largua si trajner i Birmingham në janar të këtij viti. Ai kaloi më pak se tre muaj në detyrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu