“Ajo i niste lloj-lloj fotosh”/ Publikohen mesazhet e Marjus Musakut me Ersida Dyrmishin

0

Emisioni “Shqipëria Live” ka rikthyer sot në vëmendjen e publikut historinë që fillimisht tronditi publikun. Në fund të muajit korrik u shpall e zhdukur një 30-vjeçare, Ersida Dyrmishi, nënë e dy fëmijëve.

Pas 9 ditësh ajo u gjet dhe bëri një kallëzim në polici, ku deklaroi se ishte mbajtur pa dëshirën e saj nga 32-vjeçari, Marjus Musaku.

E reja, e cila ka shkuar në policinë e Durrësit së bashku me bashkëshortin e saj, pretendon se Musaku ka abuzuar seksualisht me të. Ajo ka rrëfyer se e ka përdhunuar nën kërcënimin e një thike dhe e ka kanosur për jetën e familjarëve të saj.

Nga ana tjetër, Musaku i cili ndodhet në burg, i ka hedhur poshtë të gjitha këto akuza, duke pretenduar se kanë qenë të lidhur dhe ajo ka shkuar me dëshirën e saj.

Për emisionin “Shqipëria Live” ka dhënë një intervistë, Edlira Korreshi, motra e Marjusit. Ajo ka zbuluar mesazhet që i vëllai shkëmbente me 30-vjeçaren.

“Nuk është e vërtete se e ka marrë me zor dhe përdhunuar. E ka dashur që në fillim. Ato janë dashur. E kam ditur për lidhjen, më ka thënë vëllai. Më tha që është e martuar, do të ndahet nga burri dhe do e marr.

Vëllai rrinte te unë dhe fliste me te. Kishte lloj-lloj fotosh që ajo i niste. E dija që kanë nisur bashkëjetesën. Kam folur dhe me vajzën dhe thoshte se e donte. Kam folur në telefon, nuk pranova në kamerë. Ajo më tha se do ta “çojmë jetën bashkë”.

Kur e mora vesh lajmin për vëllain, më është dukur si bombë. Vëllai fliste nga telefoni im. Kam të gjitha fotot. Ajo ka vënë një akuzë shumë të rëndë ndaj vëllait tim. Nuk është kapur me zor”, tha e motra e Marjusit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu