Trendeve të viteve 2000 duket se i jepet një shans i dytë për vetë faktin se kombinimi dhe ndërthurja me vitin 2021 i bën trendet të duken të mrekullueshme, shkruan InfoWebTV.
Një ndër to është edhe aksesori ‘riskues’, i cili nuk do të guxohej të vendosej nga të gjithë. Zinxhir beli (belly chain) është aksesori i pranishëm kudo, i kombinuar me cdo veshje të garderobës tuaj.
Mund ta vishni me një xhaketë mbi të, me kostum, fund apo edhe me rroba banjo.
Këtë trend e kemi parë edhe tek personazhet e njohura shqiptare sic janë Megi Pojani apo Dea Mishel Hoxha.
infowebtv.com