Aksídent automobilistik në aksin Elbasan-Librazhd, përplasen mjetet, plagosen dy gra

0

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Ngjarja u regjistrua në Labinot Fushë. Dy automjete u përplasen dhunshëm mes tyre për pasojë kanë mbetur të lënduar katër shtetas mes tyre dy gra të cilat janë dërguar për në spitalin e Elbasanit ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila ka administruar faktet për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Paraprakisht mendohet shpejtësia tej normave dhe mos respektim i rregullave të qarkullimit pasi në këtë segment rruga është e drejtë dhe shoferët abuzojnë me shpejtësinë e lartë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu