Atentat në Elbasan. Qëllohet me breshëri ndaj automjetit ku ndodheshin babë e bir. Ja njoftimi i policisë. Emri

0

Atentat në mesnatë në Elbasan. Qëllohet me breshëri automatiku në drejtim të një automjeti brenda të cilit ndodheshin babë e bir.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00.30 të mesnatës së kaluar në pikën turistike Byshek, në fshatin Shushicë.

Persona ende të pa identifikuar, kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të mjetit në të cilin udhëtonte shtetasi Petrit Çarçiu dhe djali i tij. Nga të shtënat fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur.

Menjëherë pas ngjarjes shtetasi Petrit Çarçiu ka njoftuar sallën operative. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilat kanë rrethuar zonën përreth me synim identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
Ende mbeten mister rrethanat e kësaj ngjarje. Shtetasi në fjalë ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me persona të mundshëm që mund ti kryenin atentat.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ja njoftimi i Policisë Elbasan:
Elbasan Rreth orës 00:30, në fshatin Byshek, Elbasan, shtetasi P.Ç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan ka njoftuar Sallën Operative të DVP Elabasan se në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të tij i cili udhëtonte sëbashku me djalin Nga të shtënat nuk ka asnjë të plagosur por vetëm dëme materiale të mjetit me të cilët udhëtonin shtetasit e lartëpërmendur. Shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu