Aksident automobilistik në Elbasan/ Përplasen tre mjete tek rruga e “Sarës” (Video)

0

Nga Enea Yzeiraj

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak çaste më parë në rrugën “Ibrahim Dinçi” e njohur si rruga e Sarës.

Tre automjete janë përplasur mes tyre. Për pasojë kanë pësuar tronditje drejtuesit e automjeteve por pa rrezik për jetën. Ndërsa mjetet kanë pësuar dëme materiale.

Përplasja për pak sa nuk ka dëmtuar kalimtarët e shumtë në këtë rrugë pasi njëri nga automjetet ka devijuar.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila ka kryer veprimet proceduriale për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Paraprakisht mendohet se njëri ka automjetet ka kryer parakalim të gabuar.

Për më shumë ndiqni këto video ekskluzive nga bashkëpunëtorët e infoelbasani.com.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu