Aksident/ Benzi përplaset me fuoristradën, dy të plagosur

0

Një aksident ka ndodhur në hryje të qytetit të Beratit paraditen e kësaj të hënë, në vendin e quajtur “Kombinat”. Automjeti tip Benz është përplasur me një foristradë edhe pse të dyja po qarkullonin në të njëjtën korsi.

Si pasojë e përplasjes është lënduar drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tip Benz, të cilët po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu