Shokon me deklaratën vëllai i dy motrave që u vranë: Lindën 10 fëmijë me Përparimin dhe i kanë shitur në Selanik

0

 

Bashkim Metani, vëllai i dy motrave që u ekzekutuan në zonën e Astirit në Tiranë, ka bërë një dëshmi trondítëse gjatë ditës së sotme, ku thotë se Përparim Ademi (Tela) ka shítur 10 fëmijë të tyre. Metani është shprehur në Tch, se motrat e tij mbeteshin shtatzënë në kohë të ndryshme, dhe fëmijët e lindur nga Zhaneta dhe Kristina janë shitur në zonën e Selanikut në Greqi.

“Motra mi ka treguar të gjitha në muajin Dhjetor, nuk i denoncova pasi ma kërkuan motrat, pasi kishin frikë se do i vriste”, është shprehur Bashkim Metani. Ai thotë se Tela ka jetuar në Maqedoni me një prej motrave të tij, ndërsa ka dyshime se të dyja motrat janë shfrytëzuar në kohë të ndryshme për prostitucion.

“Përparim Ademi (Tela) ka shítur më shumë se 10 fëmijë të motrave të mija. Të dyja motrat e mija kanë pasur shumë detaje të atyre që ai ka bërë, ndaj edhe i ka vrerë. Një person që e do një njeri nuk e nxjerr në rrugë dhe nuk e shfrytëzon. Përparim Tela i ka vrarë nga fríka se motrat më kishin treguar mua, dhe do e fusnin brenda”, tha më tej Bashkim Metani.

Vëllai i dy víktimave thotë se bashkëshortja e tij ka qenë në dijeni të të gjitha veprimeve që ai ka kryer, ndërsa motrat mbaheshin nën monitorim nga djali i autorit të vrasjes, për çdo lëvizje që bënin.

‘Pasi më treguan, më thanë që ki kujdes të keqen motra, pasi ai mund të të vrasë edhe pse je larg. Ai nuk ka qenë vetëm, ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë, ka pasur lidhje me një avokat që është në Greqi, që mesa di tashmë ka ndërruar jetë’, dëshmoi më tej Bashkim Metani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu