Aksident i frikshëm në aksin Elbasan-Peqin. Fuoristrada përplaset me Opeli-n, 6 të plagosur (Foto, Video)

0

Aksident i rëndë në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Një fuoristradë tip BMW X5 përplaset me një mjet tip opel, 6 shtetas mbeten të plagosur.
Ngjarja ndodhi në fshatin Përparim.
Dy mjetet janë përplasur fort mes tyre dhe nga pamjet duket që fuoristrada është kthyer me gomat lart, ndërsa opeli ka dalë jashtë rruge në një kanal.
Fillimisht kalimtarë të rastit dhe më pas policia kanë ndihmuar në nxjerrjen e personave dhe në përcjelljen e tyre për në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit. Paraprakisht mendohet shpejtësia tej normave dhe mosrespektim i rregullave të qarkullimit.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu