Aksident i frikshëm/ Përplasen dy automjete,mbeten 3 të plagosur

0

Një aksident është shënuar ditën e sotme në aksin Librazhd – Prrenjas, konkretisht në Prrenjas-Fshat ku kanë mbetur të plagosur tre persona.

Një Benz me targa shqiptare dhe Volksvagen me targa maqedonase janë përfshirë në aksidentin e rëndë me 3 të plagosur.

Një nga te plagosurit gjinia femër është në gjendje të rëndë, prandaj është dërguar në spitalin rajonal të Elbasanit.