Rama në Njësinë 1 në Tiranë : Pushteti nuk ka qenë për interesat e mia,e kam themelin e krenarisë time

0

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me qytetarë të Njësisë 1 në Tiranë është shprehur se nuk e ka përdorur për asnjë moment pushtetin që i ka dhënë zyra e kryeministrisë për interesin e tij apo të njerëzve të afërm.

Rama:

Nuk jemi në kushtet kur diskutojmë a do dalim a sdo dalim nga ky tunel i pandemisë. Dalja është gjithmonë e më afërt. Jemi në kushtet që duhet të ballafaqohemi me pyetjen: Po pastaj? Si do jetë e nesërmja ime, si do jetë ekonomia ime? Si do shkojë unë më përpara? Si do jetë e mundur që të rinjtë të rrinë në këtë vend në momentin që do të happen kufijtë?

Kjo është arsyeja më e fortë pse unë jam këtu sot, në këtë fazë të historisë sonë, për t’iu thënë se për t’i dhënë një përgjigje kuptimplotë këtij shqetësimi të njerëzve, kësaj pyetjeje, lidhur me ekonominë e tyre,  lidhur me të ardhmen e tyre në këtë vend, duhet që më 25 Prill të votohet Partia Socialiste.

Jetojmë në një kohë dhe në një shoqëri të mbarsur me të keqen, me gënjeshtrën, me energjinë negative, jo këtu por në të gjithë botën. Shumëçka zvogëlohet kur është e mirë dhe shumëçka zmadhohet kur është e keqe. Midis  të vërtetave dhe gënjeshtave lulëzojnë shumë gjysmë të vërteta që në fakt janë gënjeshtrat më të mëdha.

Aman një gjë e kam themelin e krenarisë time, se që nga dita e parë në atë zyrë thjesht kam qenë njeriu që hyn e del, ndërsa pushteti ka qenë i juaji. Nuk ka qenë asnjëherë në asnjë rast i interesave të mia, apo familjes time. Çdo ditë e çdo natë, sidomos në ditët më të vështira. Dhe mos harrojmë që nuk vijmë pas një mandati të dytë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu