Aksident i fuqishëm/ Automjetet përplasen keqazi,dy të plagosur

0

Një aksident i fuqishëm ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Urë Vajgurore, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti ndodhi në fshatin Moravë. Dy mjete janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetrën dhe si pasojë e aksidentit janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve. Ka qenë mjeti tip ‘Benz’, me targa AA 594 UD, që duke qarkulluar me shpejtësi jashtë normave të lejuara, ka humbur kontrollin dhe i ka shkuar ballë për ballë mjetit tip Wolswagen, me targa AA 482 UV, i cili pas përplasjes është rrotulluar në sensin e kundërt të lëvizjes.

Dy drejtuesit e mjeteve kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia rrugore, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu