Aksident i katërfishtë, makinat e shkatërruara bllokojnë trafikun

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë, pranë Golemit. Katër makina janë përplasur me njëra-tjetrën, teksa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Siç shihet në pamje, në aksident është përfshirë një makinë Chevrolet, një Opel, një Audi SQ5 me vlerë 60-70 mijë euro dhe një makinë Ford Focus.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e aksidentit. Nga pamjet e transmetuara , shihet se është rënduar trafiku në këtë aks rrugor.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu