(Video) Me shpejtësi të frikshme, momenti i tmerrshëm kur motori përplaset keqazi me automjetin në Yzberisht

0

Një aksident i rëndë u regjistrua ditën e djeshme në Yzberisht si pasojë e të cilit humbi jetën 45-vjeçari Fatmir Avdillari teska po udhëtonte me motor dhe u përplas me një automjet.

Ai njihej ndryshe edhe si “Xubi i Yzberishtit” dhe konsiderohej ndër personat e fortë të zonës. Së bashku me vëllanë e tij I.A. dhe disa persona të tjerë kanë qenë të njohur si anëtarë të “Bandës së Yzberishtit” në vitet ’97-’98 të akuzuar për shumë vepra penale, mes të tjerash edhe vrasje.

Pasi përfundoi dënimin për vrasje u arrestua sërish për trafik droge në Kombinat e Yzberisht. Ndërkohë, pak më parë në redaksinë tonë ka mbërritr edhe një video e momentit të përplasjes fatale.

Qytetarja që ka dërguar videon shprehet se policia duhet të reagojë menjëherë dhe të bëjë punën që i takon. Ajo gjithashtu shton se motoristi nuk ka patur faj, pasi drejtuesi i mjetit vjen nga korsia e mesit pa hapur sinjal.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu