Aksident i pazakontë, përplasen 15 makina dhe plagosen 15 qytetarë

0

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, si pasojë e të cilit 15 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Në njoftimin e policisë thuhet se aksidentet kanë ndodhur në fshatin Shkaba ku janë përfshirë 15 automjete.

Njoftimi i policisë:

“Me datën 28.12.2020 rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Shkabaj, kanë ndodhur pesë aksidente komunikacioni rrugor, prej tyre tri me lëndime. Të përfshira gjithsej janë 15 automjete. Bazuar në të dhënat fillestare ndihmë mjekësore deri tani kanë kërkuar 15 persona”.

Me këto aksidente të ndodhura në orët e para të ditës janë duke u marrë njësitë policore të trafikut.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=182076853667105

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu