Aksident i rëndë/ Automjeti ‘fluturon’ në lumë, shoferja në gjendje të rëndë

0

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin nacional Berat-Skrapar,në fshatin Vërtop. Mjeti tip Audi,ms targa AA 723 LK,që drejtohej nga një 28-vjeçare është rrëzuar nga Ura e Vërtopit dhe ka përfunduar disa metra poshtë në zhavorrin e lumit Osum,ku fatmirësisht lumi nuk ka pasur prurje.

Si pasojë e rrëzimit drejtuesja e mjetit Anxhela Ibra 28-vjeçe,është plagosur rëndë,ndërkohë që pasagjeri që udhëtonte me të nuk ka pësuar lëndime.

Pas njoftimit të bërë nga një roje e një fabrike aty pranë që pa gjithë skenën,në vendngjarje kanë mbërritur forca të ushtrisë dhe policisë,të cilët kanë nxjerrë nga makina 28-vjeçaren.

E plagosura është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal të Beratit ku,pasi ka marrë mjekimin e parë është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Policia është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu