Aksident i rëndë/Automjeti përmbyset në mes të rrugës

0

Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa viktima ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lezhë-Laç, në afërsi të ishull-Lezhës ku një automjet është përmbysur në mes të rrugës.

Fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar, por përmbysja e mjetit në mes të rrugës ka shkaktuar trafik të rënduar, duke bërë që mjetet të presin në radhë.

Aktualisht policia dhe autoritetet rrugore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për largimin e mjetit dhe hapjen e autostradës.

InfoWebTv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu