Aksident i rëndë/ ‘Benz-i’ del nga rruga, humb jetën shoferja 19-vjeçare, rëndë në spital 21-vjeçari

0

Një aksident fatkeq ka ndodhur pak para mesnatës së të martës afër fshatit Pojan, si pasojë e të cilit një 19-vjeçare e ka humbur jetën ndërsa po udhëtonte në në bypass-in e Fierit.

Burimet zyrtare kanë informuar se viktimë e aksidentit ka rënë qytetarja me iniciale Xhesika Mjekra 19 vjeçe, banuese në Tiranë. Sipas informacioneve, e ndjera nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Përveç dëmtimit fatal të 19-vjeçares, qytetari me iniciale Sabri Xherimeja 21 vjeç, pasagjer në automjetin e aksidentuar, ka marrë plagë si pasojë e daljes nga rruga, por fatmirësisht ka shpëtuar dhe ndodhet në spitalin e Fierit, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 22:35, në bypass_in e Fierit, në fshatin Pojan ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen Xh. M., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

Për pasojë është dëmtuar pasagjari në automjet, shtetasi S. Xh., 21 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital shtetasja Xh. M.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu