Aksident i rëndë, disa persona të lënduar pas përplasjes së dy mjeteve

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Levan, konkretisht në vendin e quajtur “Ura e Mifolit”.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, një automjet tip Benz është përplasur me një “Kama”, dhe për pasojë shoferi i mjetit “Kama” është dëmtuar së bashku me dy pasagjerët e ndodhur me të.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policise:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:45, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Ura e Miflolit”, një mjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. S, është perplasur me një tjetër mjetin tip “Kama”.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit Kama dhe 2 pasagjerët në të, të cilët janë dërguar në spitalin e Vlorës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu