Djegia e mullarit të barit rrezikon banesat në Lushnje

0

Zjarri ka rrezikuar të djegë disa banesa në fshatin Dushk në Lushnje pasditen e sotme. Mullari I barit i djegur nga pakujdesia dhe ka rrezikuar banesat.

Zjarri ka dalë nga kontrolli dhe ka rrezikuar seriozisht banesat. Menjëherë është bërë shkëputja e energjisë elektrike dhe janë njoftuar zjarrfikësit.

Këta te fundit kane izoluar zjarrin në kohë rekord duke shmangur përhapjen e tij drejt banesave. Kjo lagje e mbipooulluar me familje fermerë ka si duken edhe nga pamjet shume rezerva bari të thatë për dimerimin e bagetive.

Vendosja e ushqimit të bagëtive pranë banesave përbën vazhdimisht rrezik, teksa një muaj më parë, një tjetër zjarr në Saver dogji ushqimin e bagëtive si dhe katër krerë lope  dhe pjeserisht banesa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu