Aksident i rëndë, dy mjete përplasen kokë më kokë mes tyre, rrëzojnë edhe shtyllën e ndriçimit

0

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Beratit, 300 metër larg Drejtorisë Vendore të Policisë. 2 mjete janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën dhe gjatë rrotullimit kanë goditur edhe një shtyllë të ndriçimit rrugor.

Shtylla ka rërë mbi një mjet që ndodhej i parkuar në rrugë duke e dëmtuar atë dhe duke bllokuar njëkohësisht qarkullimin në njërin aks të rrugës.

Dëmet e 3 mjeteve llogariten të mëdha por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Zhurma e fortë që kanë bërë mjetet gjatë përplasjes dhe rrëzimi i shtyllës kanë tmerruar gjithë banorët e lagjes, të cilët kanë dalë të gjithë në rrugë nga frika. Paraprakisht dyshohet se të dyja mjete kanë qënë duke qarkulluar me shpejtësi në momentin e përplasjes.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit për të zbardhur të plotë edhe dinamikën e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu