RTSH dhe organizatorët i bëjnë të papriturën Arilena Arës

0

Mbrëmjen e djeshme ishte nata finale e edicionit 59-të të “Festivalit të Këngës”. Çuditërisht, kjo mbrëmje nuk është hapur nga kënga fituese e vitit të kaluar, “Shaj” nga Arilena Ara, por nga një tjetër numër special.

“News31.com” ka zbuluar se RTSH dhe organizatorët e festivalit nuk i kanë dërguar Arilenës as ftesën për t’u ngjitur në skenë e për të dhuruar trofeun siç është traditë.

Nuk dihet ende pse është vendosur kështu këtë vit, pasi siç dihet tradita e festivalit në Shqipëri kërkon që fituesi i edicionit të kaluar të ftohet nga organizatorët për të kënduar në skenë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu