Balluku:”Nuk ndryshon çmimi energjisë elektrike”

0

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku deklaroi sot se që prej vitit 2014 në vend nuk ka pësuar ndryshim çmimi i energjisë elektrike. Në një konferencë për mediat së bashku me kryeministrin Edi Rama me temë “Ekonomia në fokus”, Balluku tha se kjo është fakt, pavarësisht politizimit që i bëhet.

Po ashtu ministrja theksoi se për shkak të investimeve që janë bërë në këtë sektor, ndërprerjet ndodhin vetëm për shkak të avarive, ndërsa shtoi se edhe koha e ndreqjes së këtyre avarive është minimizuar.
“Do nisem me shpërndarjen e energjisë elektrike si pjesa më e prekshme për të gjithë qytetarët. Do të ndalem te kuadri rregullator që kemi krijuar gjatë dy viteve të fundit. Liberalizimi i tregut ka qenë një nga synimet tona kryesore dhe ia kemi dalë. Nga marsi i 2020 të gjithë konsumatorët 20 KË janë pjesë e tregut të lirë. Po ndërmerren masa teknike për të liberalizuar edhe shërbimin e konsumatorëve që janë të lidhur në rrjetin 20 KË. Ndarja e OSHE në tre kompani që përmbushin të gjitha kushtet.

Kemi një çmim të palëvizur që nga viti 2014. Nuk ka pasur asnjë rritje. Dhe nga 13.5 kemi zbritur në 9.5 në vitin 2014. Pavarësisht politizimit që i bëhet këtij elementi, do të doja që ju ta pasqyroni këtë sepse ky është një fakt i pakontestueshëm.

Investimet në rrjetin e shpërndarjes kanë bërë të mundur shërbimin pa ndërprerje. Ndërprerjet vijnë vetëm për shkak të avarive që kemi mundësi ti kontrollojmë. Koha e ndreqjes së avarive sot është minimizuar. Nga investimet kemi këtë impakt pozitiv në sistemin e energjisë”, tha Balluku.

Gjithashtu, ministrja tha se kanë krijuar bllokun e përbashkët të të transmetimit të energjisë elektrike me Kosovën.

“Do të ndalesha te operatori i transmetimit të energjisë elektrike. Tashmë linja midis Shqipërisë dhe Kosovës, pavarësisht të gjithë problematikës që ka pasur ndër vite tashme është zgjidhur dhe kjo linjë është funksionale.

Sot und të themi që krijimi i një bllok të përbashkët midis Shqipërisë dhe Kosovës ka sjellë mjaft benefite. Sot mund të operojmë në mënyrë ë përbashkët. Ne sot kemi të gjithë mundësinë që të tregtojmë në një treg të përbashkët energjinë elektrike. Kemi rritur përmes këtij investimi sigurinë elektrike.

Gjatë vitit 2020 pavarësisht vonesave, ne sektorin energjetik kemi shënuar suksese të mëdha, që do të mbeten në historinë e këtij sektori”, tha Balluku. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu