Aksident i rëndë, i përplasin 2 makina mbi urë, vdes nëna, rëndë vajza me një djalë

0

Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në Golem, ku humbi jetën një grua dhe u plagos rëndë vajza e saj me një djalë.

Ka qenë ora rreth 12:00 kur nëna me vajzën dhe personin tjetër po ecnin mbi urë, kur u përplasën nga një makinë. Përplasja ishte fatale për gruan që humbi jetën në vend nga goditja.

Viktima është me iniciale L.D. banuese në Tiranë. Vajza në momentin që po njoftonte ambulancën është përplasur së bashku me personin tjetër nga një tjetër makinë që i mori përpara.

Dy të rinjtë janë plagosur, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Durrësit. Për shkak të aksidentit është krijuar radhë e gjatë makinash në aksin Plepa-Rogozhinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu