Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë bërë me dije se skena e ngjarjes ka qenë e tmerrshme.
Ngjarja është raportuar në Lezhë, te Kthesa e Balldrenit,ku një makinë ka dalë nga rruga, ndërsa një person ka përfunduar në mes të rrugës i gjakosur.
Nuk dihet nëse ai është shoferi apo kalimtar, ashtu sikundër nuk ka informacion nëse ka humbur jetën apo jo.
Ende nuk ka një njoftim nga policia.