Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje një grua

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në qytetin e Korçës, ku në bazë të informacioneve paraprake bëhet me dije se një automjet ka përplasur për vdekje një grua.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Poloskës, në një kryqëzim, ndërkohë që policia dhe frupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

FaxNews mëson se viktima është shtetasja Refkie Gogoli rreth 70 vjeç, ndërkohë që personi që e ka përplasur është shtetasi Artur Keco, i cili po drejtonte mjetin tip ‘Nissan’ me targa CZ 726AK.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu