Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin Elbasan–Peqin, në fshatin Pajovë, ku një automjet është përplasur me një kamion.
Lidhur me këtë aksident ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia, ndërsa burime për mediat bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes ka mbetur e plagosur rëndë drejtuesja e automjetit, si edhe një fëmijë që ndodhej në mjet.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po marrin ndihmë mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.





