Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, raportohen të plagosur

0

Një aksident rrugor është regjistruar sot pasdite në aksin Elbasan-Peqin në afërsi të fshatit Papër.

Gazetari i infoweb Media raporton se një makinë ka përplasur një motor.

Për pasojë drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar dhe lagështia në rrugë e krijuar nga reshjet e shiut.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital.

Policia ndodhet në vendgjarje./Infoweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu