Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbyset automjeti, dy të plagosur

0

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Elbasan, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30, në vendin e njohur si “Kthesa e Murrashit”. Sipas informacioneve paraprake, automjeti dyshohet se po lëvizte me shpejtësi, ndërsa gjatë tentativës për të shmangur gurë dhe dhera të rënë mbi rrugë, drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit.

Si pasojë, automjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore dhe më pas është përmbysur, duke rënë sërish në trasenë e rrugës.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe autoambulancat, të cilat kanë transportuar dy të plagosurit drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka ndërhyrë për normalizimin e qarkullimit dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.