Aksident i rëndë në aksin Prrenjas-Librazhd/ Humb jetën një person

0

Një aksident me pasojë vdekjen është regjitruar mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd.

Një person ipaidentifikuar është përplasur nga një mjet tip “Benz”, ku për pasojë ka humburjetën në vend.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30, në vendin e quajtur Prrenjas Fshat. nga të dhënat e deritanishme mesohet se drejtuesi i mjetit është 36-vjeçari B.Sh, baues në tiranë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 21.12.2021, rreth orës 05 : 30., në aksin Prrenjas – Librazhd, vëndi Prrenjas Fshat, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, ka përplasur një shtetas të paidentifikuar i cili ka gjetur vdekjen në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu