Elbasan- Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur gjate orëve të pasdites në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Gazetari Migen Sejdini, raporton për Infoweb Media, se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 3 persona.
Sipas informacioneve te para, dyshohet se shkak i këtij aksidenti është bërë një parakalim i gabuar i një mjeti.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.
Sakaq ende nuk dihet identiteti i personave që kanë mbetur të lënduar.