Aksident i rëndë në Belsh, i riu përplaset me makinë, vdes pasagjeri, shpëton 14-vjeçari

0

ELBASAN- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 37-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugor Kuçovë-Belsh.Një automjet qe drejtohej nga një 22-vjeçar, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtëset metalike.

Nga përplasja ka humbur jetën 37-vjeçarit U.Sh., i cili ishte pasagjer.

Shoferi K.K., ndodhet në gjendje të mire shëndetësore, ndërsa pa lëndime ka shpëtuar edhe një 14-vjeçar që po udhëtonte në këtë mjet. Drejtuesi është shoqëruar në polici.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i përplasjes me mbrojtësen metalike është humbja e kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi i automjetit.

Njoftimi:

Në aksin rrugor Kuçovë-Belsh, automjeti që drejtohej nga shtetasi K. K., 22 vjeç, banues në Belsh, është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës.

Nga përplasja, ka ndërruar jetë në vendngjarje, shtetasi U. Sh., 37 vjeç, banues në Belsh, pasagjer, në këtë automjet.

Drejtuesi i automjetit shtetasi K. K., pasi kreu ekzaminimet në spital ku rezultoi pa probleme, u shoqërua në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu, kreu ekzaminimet edhe pasagjeri tjetër 14 vjeç, dhe u largua për në banesë, pa probleme.

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për përcaktimin e plotë të shkaqeve si edhe rrethanave të aksidentit, paraprakisht dyshohet se shkaku i përplasjes me mbrojtësen metalike është humbja e kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi i automjetit.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu