Aksident i rëndë në Elbasan/ 15 vjeçari humb kontrollin e automjetit, e përplaset me oborrin e një banesë! Lëndohet 4 vjeçari

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme (9 korrik) në Elbasan, ku një 15 vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit duke rezultuar në dëmtimin e 4 vjeçarit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dyli Haxhire” të Elbasanit, ku 15 vjeçari ka humbur kontrollin mbi automjetin që po drejtonte dhe është përplasur me murin rrethues të oborrit të një banese.

Për shkak të kësaj përplasje, është dëmtuar i mituri 4 vjeçar i cili ndodhej në oborr, për shkak të zhvendosjes së portës metalike.

Fëmija ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka referuar materialet për 15 vjeçarin në Prokurori.

“Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori për një 15-vjeçar, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Dyli Haxhire”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti është përplasur me murin rrethues të oborrit të banesës së shtetasit R. G. Nga zhvendosja e portës metalike të oborrit është dëmtuar fëmija 4 vjeç i shtetasit R. G., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu