Aksident i rëndë në Elbasan ,përfshihen tre automjete, ka të plagosur

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Elbasanit, në rrugën që lidh Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në rreth rrotullimin e përroit të e Zaranikës, në lagjen Haxhias.

Sipas burimeve nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa disa persona kanë mbetur të plagosur. Ende nuk dihet numri i saktë i të lënduarve apo gjendja e tyre shëndetësore, por ekipet e emergjencës dhe policisë ndodhen në vendngjarje dhe po japin ndihmën e parë.Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe përgjegjësitë e këtij incidenti të rëndë.
.Paraprakisht mësohet se njëri prej të lënduarve rreth 30 vjeç ka marrë dëmtime të rënda në kokë.