Aksident i rëndë në Milot-Morinë/ Vdes në vend 35-vjeçari, në gjendje të rëndë 2 persona

0

Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Milot-Morinë, ku për pasojë ka humbur jetën një 35-vjeçar, dhe janë plagosur rëndë dy persona të tjerë.

Viktima me inicialet F.O, ishte në drejtimin e një mjeti tip ”Volkswagen”, kur është përplasur nga një mjet tjetër tip benz, që drejtohej nga shtetasi me inicialet Z.L që po ashtu ka mbetur i plagosur rëndë në aksident.

E plagosur ka mbetur dhe pasagjerja që ndodhej në mjetin që drejtohej nga viktima 35-vjeçar.

Të dy të plagosurit janë sjellë në gjendje të rënduar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërkohë që policia është duke hetuar mbi shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Njoftimi i policisë: 

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në vendin e quajtur “Ura me harqe” mjeti tip” Benz” me drejtues shtetasin Z.L., dhe pasagjer shtetasin Gj.T., është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F.O., 35 vjeç dhe pasagjere shtetasja A.M.

Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ” Volkswagen ” shtetasi F.O., dhe janë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë pasagjerja A.M.,dhe drejtuesi i mjetit tip ” Benz” shtetasi Z.L.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu