Aksident i rëndë në Pejë, dy këmbësorë ndërrojnë jetë

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Ozdrim të Pejës. Në aksident janë përfshirë 1 automjet dhe 3 këmbësorë.

Rreth orës 21:30 të mbrëmjes së djeshme një makinë ka goditur 3 këmbësorë, ku si pasojë 2 prej tyre kanë ndërruar jetë në vend.

Këmbësori tjetër është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor. Ndërkohë shoferi i automjetit u shoqërua në komisariatin e Pejës.

Gjithashtu, mbrëmjen e djeshme kanë ndodhur edhe dy aksidente të tjera automobilistike në Kosovë, 1 në Prishtinë dhe 1 në Podujevë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu