Elbasan – Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në aksin kombëtar Peqin-Elbasan, në fshatin Bishqem, ku janë përplasur dy automjete: një automjet tip Benz me targë AB507AV dhe një furgon pasagjerësh me targë AA368NH, i drejtuar nga shtetasi Anesti Bufi.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i furgonit dhe disa pasagjerë janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, situata mbetet kritike për drejtuesin dhe një pasagjer të automjetit tjetër, të cilët ende nuk janë nxjerrë nga makina për shkak të dëmtimeve të rënda dhe bllokimit të dyerve.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët po punojnë për të shpëtuar personat e bllokuar dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit.