Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplaset me pemën dhe koshin e mbeturinave e kthehet përmbys! Dy të plagosur

0

Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në lagjen “10 Korriku” në Vlorë. Mësohet se një automjet është përplasur me pemën dhe koshin e mbetjeve duke u kthyer përmbys.

Dy personat që gjendeshin në makinë janë dërguar në spital për të marrë kujdes shëndetësor.

Në vendngjarje policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia në lëvizje.

Sipas informacioneve të para të policisë, dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu