Aksident i rëndë/ Përplasen fort dy automjete, plagoset një 2-vjeçar

0

Një aksident ka  ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë-Durrës, ku ka mbetur i lënduar një 2-vjeçar.

I mituri ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, pasi mbeti i lënduar nga përplasja e makinave tip “Citroen” dhe “Ford”.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa po punohet nga grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 20.08.2021, në orën 16:10, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, shtetasi M. E., duke drejtuar mjetin tip “Citroen”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin S. K., e për pasojë është lënduar një shtetas i mitur rreth 2 vjeç, pasagjer në njërin mjet, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu